BD e VV formojnë bllokun opozitar në Prizren

vv.jpg

Lëvizja Vetëvendosje dhe Bashkimi Demokratik (BD) i Zafir Berishës, formuen bllokun opozitar në Prizren dhe bashkërendim të aktiviteteve mbrenda Kuvendit Komunal në Prizren.

Arbër Rexhaj tha se Lëvizja VETËVENDOJE! dhe Bashkimi Demokratik po fillojnë një bashkëpunim politik në nivel lokal, për me krijue nji bosht opozitar në dobi të interesave publike dhe të qytetarëve të Prizrenit.

Rexhaj theksoi se krijimi i kësaj opozite të bashkuar duhet të reflektojë edhe tek asambleistët tjerë, të cilët duhet të na bashkëngjiten rreth kauzës opozitare sepse përballë kemi një qeverisje e cila ka degraduar e cila është zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.
Ndërsa Skender Susuri tha se duke u bazuar në vullnetin politik, nevojën për bashkëpunim opozitar, përfaqësim politik më të fuqishëm, për të mbrojtur dhe avancuar interesin publik dhe në shërbim te qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ne kemi vendosur për këtë bashkëpunim i cili vlen vetëm për bashkëpunimin e kuvendarëve brenda Kuvendit Komunal. Ky bashkim ka të bëjë ndërmarrjen e nismave, inicimin e rregulloreve dhe realizimin e aktiviteteve të tjera të cilat dalin nga puna e Kuvendit Komunal dhe puna e komiteteve dhe komisioneve të këtij Kuvendi. Susuri theksoi se opozita bëhet kështu në formë të koordinuar ku vendimet për votim merren në mënyrë transparente”, thuhet në komunikatë.