BDI: Nuk shkojmë në zgjedhje pa opozitën

osmani.jpg

Bashkimi Demokratik për Integrim ka riformulue qëndrimin lidhun me zgjedhjet e 5 Qershorit në Maqedoni: Nëse qoftë edhe nji parti nuk merr pjesë në zgjedhje, as partia e Ali Ahmetit nuk ka me marre pjesë në to, raporton Alsat-M.

Zadhanësi i partisë në pushtet në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani, në nji emision të televizionit të Shkupit, theksoi i premë se BDI nuk e sheh veten në nji proces që nuk kishte me i përfshi tana forcat politike, e aq ma pak nëse procesi do vihej në dyshim nga ndërkombëtarët për besueshmëni.

BDI nuk i sheh zgjedhjet aty ku nuk participojnë të gjithë, si zgjidhje për këtë krizë”, deklaroi Osmani.
BDI te e cilat mvaret edhe fati i zgjidhjes së krizës, ma herët promovonte fuqishëm idenë e zgjedhjeve, si shansin e vetëm të zgjidhjes së krizës.

Ne do të punojmë për mbajtje të zgjedhjeve për përfundim të krizës sepse këtë e kërkon qytetarëve dhe këtë e kërkon vendi”, deklaroi deputeti dhe këshilltar i Ahmetit Artan Grubi me 21 Prill të këtij viti.