BE bllokon liberalizimin për Gjeorgjinë. Kosova a do këtë vonesa?

Vendet e Bashkimit Europian nuk janë pajtue me i liberalizue vizat për Turqinë, tue ngrit shqetësimin se ky proces mund të zgjatet edhe për Kosovën, Ukrainën dhe Turqinë.

Shtetet e BE’s janë të shqetësueme mbasi gjykojnë se me liberalizimin e vizave, miliona qytetarë mund të udhëtojnë drejt vendeve anëtare të BE’s.

Përfaqësuesit kanë kërku gjithashtu që Turqia me vazhdue me implementimin e 72 kritereve të paracaktueme nga Bashkimi Europian.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritë me u pajtue në lidhje me liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë për shkak të skepticizmit që në lidhje me emigracionin.

Ekspertët janë shpreh se kjo lëvizje asht nji tregues i qartë se procesi mund të zgjatet edhe për Kosovën, Turqinë dhe Ukrainën.

Vazhdimësia e Prishtinës zyrtare në këtë aspekt do të mvaret nga implementimi në Parlament i marrëveshjes së Demarkacionit të firmosun me Malin e Zi.