BE, deklaratë për sulmet ndaj civilëve n’Aleppo

TOPSHOT - Aid is seen strewn across the floor in the town of Orum al-Kubra on the western outskirts of the northern Syrian city of Aleppo on September 20, 2016, the morning after a convoy delivering aid was hit by a deadly air strike. The UN said at least 18 trucks in the 31-vehicle convoy were destroyed en route to deliver humanitarian assistance to the hard-to-reach town. / AFP PHOTO / Omar haj kadour

Bashkimi Europian deklaroi se në asni mënyrë nuk ka me pranue intensifikimin e sulmeve ndaj civilëve në Aleppo dhe rrethinë nga ana e regjimit sirian dhe mbështetësve të tij, dhe se këto sulme janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Naltë e BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri europian për ndihmën humanitare dhe menaxhim të krizës, Christos Stylianides lëshuen nji deklaratë të përbashkët lidhun me ngjarjet në qytetin Aleppo të Sirisë.

“Në 48 orët e fundit gjendja në Siri në mënyrë të shpejtë dhe dramatike po përkeqësohet. Bombardimi i civilëve dhe të pafajshmëve, sulmi ndaj tyne, lania pa ndihma humanitare dhe ndërpremja e ujit janë në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare dhe se BE nuk ka me pranue nji gja të tillë”, thuhet në deklaratë.