BE deklarohet rreth sulmit n’Kuvend, çka thotë!

Zyra e Bashkimit EUropian në Kosovë, ka denue ashpër sulmin e mbramshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në nji reagim të kësaj zyre, thuhet se ky sulm asht kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit.

“Nji sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës asht nji sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë asht i papranueshëm. I bajmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që me i identifikue sa ma shpejtë autorët dhe me i sjell ata para drejtësisë”, thuhet në reagimin e zyrës së BE’së.