BE dhe EULEX reagojnë ndaj Rezolutës së Kuvendit për UÇK’n

Në nji reagim të përbashkët të Zyrës së BE’s në Prishtinë dhe EULEX’it, asht theksue se në demokraci, Parlamenti asht nji vend për debat politik mbi çashtjet kryesore me interes për njerëzit, ndërsa asht kërkue respekt i pakushtëzuem për vendimet gjyqësore dhe ndamjen e pushteteve.

Reagimi i Zyrës së BE’s dhe EULEX’it vjen mbas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK’s dhe debateve që janë zhvillue në Kuvend.

Në komunikatë thuhet se në demokraci, Parlamenti asht nji vend për debat politik mbi çashtjet kryesore me interes për njerëzit.

“Ky debat, megjithatë duhet me qenë gjithmonë me respekt të plotë të ndamjes së pushteteve gjyqësore, egzekutive dhe legjislative, si themel i nji demokracie.

Zyrtarët e zgjedhun dhe autoritetet publike, tue përfshi anëtarët e Parlamentit, duhet pra të përmbahen nga vendosja në pyetje e zbatimit të vendimeve të çashtjeve gjyqësore si dhe respektimin e sundimit të parimeve të ligjit, kërkon nji respekt të pakushtëzuem për vendimet gjyqësore dhe ndamjen e pushteteve”, thonë Zyra e BE’s dhe EULEX’i.