BE diskuton përsëri për vizat, qe kur!

Bashkimi Europian planifikon me rishqyrtue heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në nji takim në Luksemburg në Tetor, shkruen Tanjug.

 

Çashtja e futjes së nji regjimi pa viza për Kosovën, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë ka me u parashtrue në takimin e ministrave të mbrendshëm në Luksemburg, më 13 dhe 14 Tetor, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

 

Ndërsa simbas Tass, Ukraina ka ende shumë probleme.

 

BE asht tue zhvillue nji mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetet e lartpërmenduna.