BE e kanë nji thirrje për deputetët: Mos i komentoni vendimet e gjykatave!

Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë ka kerkue nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave.

Në nji deklaratë për “Kallxo.com”, Zyra e BE’s tha se deputetët duhet që ta kenë në konsideratë ndamjen e pushteteve dhe të mos përzihen në vendimet e gjykatave.

“Në nji demokraci, parlamenti asht vendi për debat politik rreth çashtjeve kryesore në interes të njerëzve. Ky debat megjithatë duhet me u ba gjithmonë në respekt të plotë të ndamjes së pushtetit të gjyqësorit, egzekutivit dhe legjislativit, si themele të demokracisë. Zyrtarët e zgjedhun dhe autoritetet publike, perfshi edhe deputetët, duhet që megjithatë të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatës mbasi që zbatimi i sundimit të ligjit kerkon respektim të pakusht të vendimeve të gjykatës dhe ndamjes së pushteteve”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE’s.

Thirrja erdhi në ditën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen në nji debat të iniciuem nga deputetët kryesisht të partisë në pushtet, PDK, për me miratue nji rezolutë kundër vendimit të gjykatës me të cilin vërtetohet denimi ndaj disa ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Kosovës, perfshi nji ish- ambasador, nji deputet dhe nji kryetar komune.