BE e konfirmon: Serbisë i hapet dera e integrimit!

Të Martën Bashkimi Europian, edhe zyrtarisht e ka konfirmue se ka arritë nji konsensus për hapjen e kapitujve të ri të negociatave me Serbinë, për shkak se tash, asnji nga 28 shtetet anëtare nuk ka pasë kundërshtime për fillimin e negocimit të kapitullit 23, raporton Tanjug.
Presidenca e re Sllovake e BE’s, menjiherë e ka mirëprit këtë progres të bamë në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian dhe se kjo çashtje do të jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Reprezentuesve Permanentë të Bashkimit Europian (COREPER), që do të mbahet me 7 Korrik.

Vendimi për me i hap kapitujt e ri me Serbinë do të merret pa debat fare ndërsa, hapja e kapitujve, pritet me ndodhë me 18 ose 19 Korrik në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE’s.