BE e publikoi udhëzuesin për njohjen reciproke të diplomave Kosovë – Serbi

Mbas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për njohjen e diplomave, BE përmes nji njoftimi për media ka tregue udhëzuesin për njohje reciproke të diplomave në bazë të marrëveshjes fillestare të vitit 2011.

Diplomat fillimisht kane me u vërtetue nga nji organizatë e përzgjedhun nga BE, e mbas këtij vërtetimi, mundet me u dorëzue aplikacioni për njohje te institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja ka me u nda në pjesën profesionale dhe akademike.

Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE. Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike”, thuhet në njoftim.

Simbas njoftimit, njohja profesionale ka me u ba nga organet qeveritare përkatëse, mbrenda maksimum prej 90 ditëve mbas pranimit të aplikacionit, dhe me nji pagesë prej 50 euro.
Kjo njohje ka me u konsiderue e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshi edhe në organet qeveritare. Ndërsa për njohjen akademike, thuhet se procedurat kane me u nvare nga institucioni individual i arsimit të naltë dhe ka me pasë nji afat të përgjithshëm prej pesë muejsh.

Njohja akademike do të nevojitet për vazhdimin e studimeve; Të gjitha certifikatat që janë marrë më herët në EUA do të njihen nga të dyja palët. Diplomat e vërtetuara tashmë nga EUA mund të dorëzohen direkt për njohje. Palët do t’i procedojnë ato që nga 4 prilli 2016. Të gjitha njohjet e mëparshme të diplomave do të trajtohen të vlefshme. Për më tepër, palët janë pajtuar të zgjerojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2011 për të përfshirë edhe këto nivele arsimimi: arsimi i lartë (Bachelor, Master dhe PhD) dhe arsimi para-universitar (fillestar, sekondar, edukimi profesional dhe niveli i pestë i kualifikimit sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimit)”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE’s.

Kërkohet që aplikuesit e interesuem me iu drejtue ministrive përkatëse të arsimit për me dorëzue aplikacionet e tyne.

Në Kallnor të këtij viti, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, në Bruksel janë pajtue që marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave me fillue me 1 Mars 2016.

Njohja reciproke e diplomave ka me u ba përmes certifikimit ndërkombëtar të tyne nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EAU), kështu diplomat e certifikueme pastaj konsiderohen të njohuna nga të dy vendet.