BE e shqetësueme me kthmin e akteve të dhunës n’Kosovë

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpreh shqetësimin e saj mbas kthimit të disa akteve të dhunës në Kosovë, siç ishin sulmet ndaj ndërtesave të institucioneve ma të nalta shtetnore në Prishtinë.

“Zyra e BE’s dhe Përfaqësuesi i Posaçëm asht i shqetësuem që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në nji shoqni demokratike dhe si e tillë nuk asht e pranueshme për Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e lëshueme për media.