BE i ndan Bullgarisë 108 milionë euro për sigurinë kufitare!

Dimitris-Avramopoulos

BE ka me ja dorëzue Bullgarisë mbështetjen prej 108 milionë dollarësh për sigurinë kufitare dhe menaxhimin e migrimit.

Bashkimi Europian (BE) njoftoi se ka me i nda Bullgarisë nji fond emergjent mbështetës prej 108 milionë eurosh për rritjen e sigurisë kufitare dhe menaxhimin e migrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari i BE’s për Migrim, Punë të Mbrendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, në deklaratën në lidhje me zhvillimin në fjalë, asht shpreh se “Komisioni Europian ofron mbështetje për krejt shtetet anëtare të BE’s në krizën e refugjatëve.

Menaxhimi i kufijve të jashtëm të Bullgarisë në nji mënyrë efikase ka randësi kritike për BE’n”, ka thanë ai.