BE ja çelë deren Serbisë, qe pse!

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratue sot hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave të paraanëtarësimit me Serbinë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë.

Kapitujt kanë me u hapë zyrtarisht më 19 Korrik në konferencën ndërqeveritare të BE’s dhe Serbisë.

Vendet anëtare të BE kanë ra dakord më 5 Korrik që të hapin kapituj të ri të negociatave me Serbinë.

Ma herët, Kroacia ka pengue nji gja të tillë, tue kërkue nga Serbia që me ndryshim të ligjeve, me shfuqizue kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament.