BE ja heq vizat për qendrim të shkurtë edhe ketij vendi

Bashkimi Europian dhe Peruja nenshkruen marrëveshjen për heqjen e vizave për qendrim të shkurtë në zonën Shengen, që do t’ju mundësojë peruanëve të udhëtojnë nga sot, 15 Mars, në 26 vendet e kësaj zone të lirë të kontrolleve të mbrendshme kufitare n’Europë, pa pasë nevojë për vizë, shkruejnë mediat e hueja.

“Me këtë marrëveshje i jepet fund pritjeve të shumta të peruanëve nepër ambasada”, tha presidenti i Perusë, Ollanta Humala, në ceremoninë e nenshkrimit të marrëveshjes.

“Sot shohim si politika e jashtme e ndryshon për të mirë jetën e perditshme të qytetarëve”, tha shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, tue shtu se marrëveshja asht nji “sinjal i përafrimit tonë dhe i besimit të ndërsjellë” ndërmjet BE’s dhe Perusë.

Ministri spanjoll në detyrë i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit, Jose Manuel Garcia-Margallo, asistoi po ashtu në këtë ceremoni, meqë heqja e vizave për udhëtimet për nji qendrim të shkurtë deri në 90 ditë, si për peruanët, ashtu dhe për kolumbianët ka qenë iniciativë e presidentit të Qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy.