BE ja zgjatë për 6 muej sanksionet Rusisë

flamujtbe

Ambasadorët në Bashkimin Europian kanë zgjat afatin e ngrimjes së asetave dhe ndalimin e udhëtimit për 146 persona dhe 37 subjekte, që simbas bllokut, kanë kërcënue integritetin territorial të Ukrainës.

Ky vendim për zgjatjen e masave edhe për gjashtë muej asht marrë sot.

Sanksionet fillimisht ishin prezentue në Mars të vitit 2014, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Nga këto sanksione preken disa kompani në Krime dhe disa batalione të krijueme nga separatistët e mbështetun nga Rusia në lindje të Ukrainës, si dhe politikanë rus, siç asht zavendëskryeministri Dmitry Rogozin dhe Dmitry Kiselyov.

 

 

Sanksionet e BE’s kanë për cak sektorët e energjisë, ushtrisë dhe ekonomik të Rusisë.

Simbas vendimit të marrë sot, sanksionet do të jenë në fuqi deri më 31 Kallnor por liderat e BE’s do të diskutojnë në Tetor për to, kur të takohen në samitin e BE’s në Bruksel.