BE ka me i fuqizue kapacitetet e institucioneve të Kosovës për me i luftue krimet ekonomike

kosovake

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë (ZBE) dhe Këshilli i Europës (KE) organizojnë sot nji konferencë lansusese të nivelit të naltë, për me shënue fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK II).

Në nji njoftim për media, thuhet se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shpëlamjen e pareve dhe financimin e terrorizmit përmes asistencës teknike si dhe vazhdimit të vlerësimit të strukturuem të përputhshmënisë së Kosovës me standardet ndërkombëtare.

“Kjo konferencë ka me u ndjekë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, shoqnisë civile, komunitetit të biznisit dhe atij të ekspertave”, thuhet ma tej në njoftim.