BE kallxon se kush ka me zavendësue Aivo Orav, ambasadorin e BE në Maqedoni

Bashkimi Europian konfirmoi se mandati i estonezit Aivo Orav, si shef i delegacionit të BE në Republikën e Maqedonisë përfundon, dhe se në verë ka me u emnue ambasador i ri që ka me prezantue Brukselin në shtetin e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA’s nga Brukseli.

Maja Kocijancic, zadhanëse e Komisionit Europian dhe e Shërbimit europian për punë të jashtme (EEAS), në deklaratën për MIA’n konfirmoi se procesi i selektimit të shefit të ardhshëm të delegacionit të BE’s në Shkup zhvillohet në kuadër të EEAS të Federika Mogerinit.

Edhe pse Kocijançiq nuk ka dashte me zbulue, simbas informacioneve të MIA’s nga burime të nalta të Eurokomisionit, diplomati me përvojë slloven Samuel Zbogar, asht kandidati ma serioz për me zavendësue Oravin, ndërsa bashke me të në selektimin final të shërbimit diplomatik europian për ambasador të BE’s në Maqedoni asht edhe ambasadori aktual britanik në Shkup, Charles Garret.

“Funksioni i shefit të IRJ të Maqedonisë asht pjesë e rotacionit të rregullt këtë vit. Procesi i selektimit për shefin e ardhshëm të delegacionit asht në vijim dhe si asht gjithmonë praktika, emni ka me u ba i ditun kur procedura për zgjedhje të përfundojë”, theksoi zadhanësja Kocijancic në deklaratën për MIA’s.

Edhe pse nga Shërbimi Europian për Punë të Jashtme (EEAS) nuk konfirmojnë konkretisht, mandati i Aivo Oravit si ambasador i Unionit në Maqedoni, pritet zyrtarisht me perfundue në Korrik, me ç’rast, muejin e ardhshëm veçse ka me u ba zgjedhja përfundimtare e trashëguesit të tij, i cili ka me marre funksionin në Gusht ose mbrenda Shtatorit të këtij viti.