BE kërkon që Shqipnia me legalizue prostitucionin, qe propozimi

Bashkimi Europian kërkon që Shqipnia me ndryshue legjislacionin sa i përket dënimit për veprën penale të prostitucionit.

EURALIUS ka kërkue nga Ministria e Drejtësisë që me i ndryshue nenet 113 dhe 115 të Kodit Penal, për mos me i ndëshkue prostitutat që kërkojnë vet me ushtrue këtë profesioni, shkruen sot gazeta ‘Panorama’.

“Shtetet europiane janë tue diskutue aktualisht dënimin e prostitucionit tue ndjekë modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyne, tue u mundësue prostitutave daljen pa probleme, pa pasë frigën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruem, përfshimjes së fëmive dhe raste të tjera të randa. Neni 113 dhe neni 115 duhet me u shfuqizue. Por, meqenëse kjo mundet me çue në nji diskutim politik, i cili mundet me shtye reformën, ky vendim mundet me u marrë ma vonë”, thotë EURALIUS.