BE kërkon rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

be

Bashkimi Europian ka kërkue rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me fokus të veçantë në rastet e nivelit të naltë, në mënyrë që vendi me marrë liberalizimin e vizave.

Zyra e BE në Kosovë ka thanë se, Bashkimi Europian pret rezultate konkrete në këtë drejtim.

“Kjo kishte me u përkthye në krijimin e nji regjistri të konsoliduem të vendimeve të gjykatave, dhe dënimeve përfundimtare, që ende asht tue mungue në Kosovë”, ka thanë Zyra e BE’s për Tribuna Channel.