BE kundër referendumit në Bosne, ka nji mesazh për etnitetet atje!

majakocijancic

Referendumi që asht mbajt të Diellën në Republikën Srpska asht jolegal dhe nuk ka asnji bazë ligjore, sepse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka pezullue vendimin për mbajtjen e tij, tha zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic.

“I inkurajojmë institucionet shtetnore në Bosnje që ta zgjidhin këtë çashtje me Republikën Sërpska, mbrenda kornizës ekzistuese kushtetuese, nepërmjet dialogut konstruktiv”, tha Kocijancic për gazetarët në Bruksel.

Në referendumin e së Diellës, serbët e Bosnjës kanë votue me shumicë dërrmuese për me shenue 9 Kallnorin si festë kombëtare.

Gjykata Kushtetuese e ka cilësue këtë datë si diskriminuese për myslimanët dhe kroatët e rajonit, mbasi më 9 Kallnor të vitit 1992, serbët kanë shpall krijimin e shtetit të tyne mbrenda Bosnjës, tue nxit konflikt etnik.

Bosnia dhe Herzegovina vazhdon me qenë e ndame në dy entitete: Republika Sërpska dhe Federata Myslimane-Kroate.

“Asht e randësishme që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim”, tha Kocijancic.