BE: Leni llafet, po ratifikoni Demarkacionin

Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë ka thanë se e vetmja gja qëKuvendi i Kosovës mundet me ba drejt liberalizimit të vizave asht që me ratifikue Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, si dhe me kallxue rezultate rekorde në luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit.

Zyra e BE’s në Prishtinë, në përgjigjën e saj për Indeksonline, ka konfirmue se Demarkacioni dhe luftimi i korrupcionit në nivele të nalta janë dy kriteret e fundit që Qeveria e Kosovës duhet m’i plotësue, para se BE’ja, me dhanë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë.