BE ndan 1 milion euro për Leposavic’in

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë nesër inauguron renovimin e nji infermieri dhe nji kopshti të ri të fëmive, në vlerë afër 1 milion euro.
Kjo ka me ndodh në Komunën e Leposavic’it, ku për me ba pranim-dorëzimin ka me qenë shefi i zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanovic.
Be thotë se qëllimi i asistencës së tyne asht me mbështetë zhvillimin e kësaj komune në mënyrë që të krijohen vende pune për banorët dhe të sigurohet nji e ardhme ma e mirë për ta dhe për fëmitë e tyne.