BE: Liderat politikë t’i ulin tensionet n’Kosovë

Bashkimi Europian, nepërmjet nji kumtese të sotme, ka theksu se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedh Hashim Thaçin si president të Kosovës, në nji atmosferë të tenisonueme dhe përçamëse dhe se skenat që i kemi pa dje në Kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese.

Matutje, theksohet se “aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme” dhe se “retorika nxitëse vetëm e thellon ndamjen dhe e veshtirëson dialogun”.

Në fund të nji kumtese të shkurtë, lidhun me zgjedhjen e djeshme të ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, njiherësh lider i PDK’s, për president në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Europian thekson se pret “që liderët politikë të Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet”.