BE: Lista Serbe duhet me u kthye në institucionet e Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka takue dje shefin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Ajo i ka thanë Simicit se asht shumë e randësishme që Lista Serbe me qenë pjesë e punës në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, tue qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të randësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës.

Simbas nji komunikate nga BE, ajo ka theksue randësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve mes Prishtinës dhe Beogradit, tue përfshi nevojën për me i zbatue marrëveshjet e arrituna në këtë dialog.