BE, mbrenda 9 muejve ka me u shndrrue në Shtetet e Bashkueme të Europës!

Europa asht në prag të komplet ristrukturimit të saj në fushën ekonomike dhe ushtarake.

Shefat e BE’s, janë tue ba plane për krijimin e Shteteve të Bashkueme të Europës.

Ky mekanizëm i ri përfshin ridizajnimin e politikave ekonomike dhe ushtarake momentale që i ka BE.

Jean Claude Juncker ka zbulue këtë plan pesë-pikësh të projektuem për me lëviz BE’n ma tej drejt asaj që do të njihet në të ardhmen si Shtetet e Bashkueme të Europës, mbrenda nji periudhe nandë mujore.

Nji nder propozimet asht që në këtë union të ri të hiqen disa nga shtetet që sot e nji kohë të gjatë janë tue prodhue kriza ekonomike n’Europë.

Dokumentet janë zbulue mbas takimit të fundit të liderave të BE’s, të cilët mbas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, kanë dalë me plane të reja për Europën.

Para disa ditësh liderat e Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe Hungarisë, kanë mbështet idenë  e krijimit e Ushtrisë së Europës, e cila do të bashkëvepronte njikohësisht me NATO’n, por që primare do të ketë mbrojtjen e kufijve të Europës.

Ushtria e Europës pritët që mesin e vitit të ardhshëm të jetë funksionale dhe operacionale përreth kufijve të Europës, shkruen Indeksonline. Gjithashtu asht parapa edhe modernizimi dhe rritja e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Europës, e cila do t’i bante ballë edhe kercënimeve të Rusisë.