BE mirëpret marrëveshjen për targat, tash kërkon bisedime për diçka tjetër

majakocijancic

Bashkimi Europian përmes nji njoftimi ka mirëpritë arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE’s.

BE ka ba thirrje gjithashtu të nisin bisedimet edhe për telekomin, asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe energjinë.

“Bashkimi Europian mirëpret të arritunt e bisedimeve të sotme dhe këshillon palët që me vazhdue progresin në gjitha punët e mbetuna, veçanërisht për Telecomin, Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në energji”, thuhet në njoftimin e Maja Kocijancic, zadhënëse e shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherinit.