BE-NATO zotohen për luftë të perbashkët!

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg dhe presidentët e Këshillit Europian dhe Komisionit Europian, respektivisht Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker nënshkruen sot deklaratën e përbashkët BE-NATO për nji bashkëpunim ma të ngushtë kundër luftave hibride, sigurinë kibernetike dhe detare si edhe shkëmbimin e informacioneve dhe manovrat e përbashkëta.

”Kjo deklaratë bashkëpunimi mes Bashkimit Europian dhe NATO’s për me bashkëpunue ma ngushtë se kurrë ma parë asht nji vendim historik”, deklaroi Stoltenberg mbas ceremonisë.

“Dy organizmat kanë instrumentet për me i përballue edhe të vetme sfidat, por së bashku jemi nji ekip i mrekullueshëm”, theksoi ai.