BE ndan 3 milionë euro për punësim në Ballkan

Komisioni Europian i ka nda sot 3 milionë euro për përgatitjen e platformës së përbashkët për punësim në vendet e Ballkanit Perendimor, përfshi edhe Kosovën, bahet e ditun në nji njoftim për media nga Komisioni për Bashkëpunim Rajonal me seli në Sarajevë.

Projekti i quejtun ESAP ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe kapacitetet institucionale të administratave publike në vendet e rajonit, dhe avancimin e asociacioneve të punëdhanësve dhe punëtorëve të këtyne vendeve me qëllim = pregaditjen për reforma efikase të tregut të punës dhe të politikave sociale.

Projekti ESAP ka me u implementue nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Komisioni për Bashkëpunim Rajonal.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svillanovic, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për grantin e Komisionit Europian në Bruksel tha se bashkimi i forcave mes BE’s, qeverive të vendeve rajonale dhe akterëve kompetent “ka me ndikue në rritjen e kapaciteteve të administratave publike për me arritë ma të mira në politikat sociale dhe ato të punësimit”.

Projekti ESAP ka me zgjat 36 muej dhe në të kane me qenë të përfshime Shqipnia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.