BE ndan 4.2 milionë euro për shoqninë civile të Kosovës

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, saktësisht Përfaqësuesi Special i BE’s ka shpalle shtatë grantet e reja në mbështetje të organizatave të shoqnisë civile në Kosovë.

Këto projekte të dhana së fundi kane me i mbështet organizatat e shoqnisë civile në krijimin e koalicioneve afatgjata për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme, promovimin e gjithëpërfshirës në arsim dhe për treg të punës dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse për strehim social.

Projektet e dhana vlejnë edhe në promovimin e të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes, monitorimin e performancës së institucioneve të drejtësisë dhe aftësitë e avokimit të OJQ’ve kryesore përmes mekanizmit të ri-dhanies së granteve.

“Dëshirojmë me mbeshtet zhvillimin e nji shoqnie civile e cila asht përfaqësuese e nevojave të qytetarëve, e cila ka kapacitetin për me marrë pjesë aktive në debate publike për reformat demokratike, e cila promovon të drejtat e njeriut, dhe e cila asht në gjendje me ndikue në proceset vendimmarrëse. Na e kemi zgjedh këtë format të hapun “Panairi i projektit” si metaforë e asaj që besojmë se qysh duhet ne qenë shoqnia civile në tana nivelet e shoqnisë: zemra që rreh e procesit demokratik dhe pjesëmarrës”, ka thanë Christof Stock, Shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE’s në Kosovë.

Këto projekte implementohen nga “Developing Together” në partneritet me “Agjencinë për Avokim dhe Zhvillim të Kosovës” (KAAD); “Çohu” në partneritet me “Komunikimi për Zhvillim Social”; “Lens” në partneritet me “Qendrën Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (QKBN); “Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile”; “Qendra për Mirëqenien e Gruas” në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – Prishtinë, “Shtëpia e Sigurtë”-Gjakovë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Raba Voca”-Mitrovicë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria”-Gjilan, “Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijët” – Kosovë, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Prishtinë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmive-Prizren; Arsimi për Rrjetin e Punësimit në Kosovë, në partneritet me Agjencinë për Promovim dhe Punësim në Kosovë-APPK, “Balkan Sunflowers” Kosovë-BSFK, Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA), SPARK; Qendra Europiane për Çashtje të Minoriteteve në Kosovë, në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqnore-CSGD, Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore QKSGJ, Iniciativa e të Rive për të Drejtat e Njeriut në Kosovë-YIHR Kosovë, Glocal Kosovë, Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal-CLARD.

Grantet financohen nga dy Instrumente të ndryshme të Shoqnisë Civile: Lehtësimi i Shoqnisë Civile mbështet zhvillimin e shoqnisë civile për me marrë pjesë në active, në debate publike për demokraci, të drejta të njeriut, përfshimje sociale dhe sundim të ligjit, dhe ndërton kapacitetin e tyne për me ndikue te proceset e politikëbamjes dhe vendimmarrjes, njofton Zyra e BE’s.
Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut mbështet veprimet inovative të ndërmarra nga organizatat e shoqnisë civile në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe fuqizimi i rolit të shoqnisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformës demokratike.