BE nuk e përfill Erdoganin për Gulenin! (dokument)

Bashkimi Europian (BE) vazhdon të mos e perfillë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me armikun e këtij të fundit Fethulla Gulen.

Erdogan lëvizjen e Gulen, qinda herë e ka cilësue si terroriste dhe e ka emërtue FETO.

Por edhe në raportin 102 faqe për vitin 2016 të Komisionit Europian, nuk gjendet askund emërtimi FETO.

Ndërkaq në raport Turqia kritikohet ndaj gjendjes të jashtëzakonshme që ka shpall në kuadër të së cilës janë arresue mija vetë dhe mija të tjerë janë pushue nga puna.

Mbas publikimit të raportit kryetari i Parlamentit Europian (PE), Martin Schulz, ka ba nji deklaratë të ashpër për Turqinë.

Ai ka paralajmërue se do të ketë sanksione ekonomike kundër saj, në rast se e kthen denimin me vdekje.

Por nga ana tjetër ministri i Jashtëm turk asht tregue indiferent ndaj kësaj deklarate.

“Nëse Turqia sjell denimin me vdekje, atëherë e ka kalue vijën e kuqe, që do të thote se ka mbarue procesi i antarësimit të saj në BE. Në këtë situatë BE ka me mendue edhe mundësinë e sanksioneve ekonomike për të”, tha Schulz.

Kurse, ministri i Jashtëm i Turqisë në lidhje me deklaratat e zyrtarit të BE’s shprehu se këto deklarata nuk kanë asnji ndikim.

Ai ftoi Schulz’in me ba çfarë të dojë.

Kliko këtu për Dokument