BE paralajmëron Kosovën për liberalizimin e vizave

Prishtina zyrtare ka marrë edhe nji konfirmim se pa plotësimin e dy kushteve të mbetuna nuk mundet me pasë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo qëndron në raportin e përbashkët të prioritete të politikës së jashtme dhe të sigurisë, të cilin e mbështetën ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian.

Në raportin e përpiluem nga shefja e diplomacisë europiane, Frederika Mogerinit, përmendet se ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi si dhe dëshmitë konkrete në luftë kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit janë kushte, të cilat duhet të plotësohen para vendimit mbi lëvizjen e lirë.

Në pjesën që i kushtohet Kosovë, konstatohet se opozita ka humbë unitetin e dikurshëm. Ndër rreziqet e këtij viti, raporti identifikon polarizimin e theksuem si potencial për përsëritje të dhunës nga ana e opozitës.

Ndër prioritetet e politikës së përbashkët të jashtme dhe sigurisë, identifikohet normalizimi i raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

Aty theksohet së asht i nevojshëm vullneti i mirë në këtë proces, ndërsa paralajmërohet vazhdimi i dialogut në nivelin ma të naltë politik.