BE për Turqinë: S’pranojmë shtete që kanë denim me vdekje!

Menjiherë mbas lajmit se kryeministri turk kishte thanë se Turqia më gjasë ka me i denue me vdekje 6 mijë ushtarët puçist të kapun, Bashkimi Europian ka pasë reagim të menjihershëm.
Nji zyrtar i naltë i BE’s, ka thanë se nëse Turqia vendos me paraqit denim me vdekje për ushtarët, nuk do të jetë pjesë e vendeve të Bashkimit Europian.

“Me lejoni të jem i qartë … asnji vend nuk mund të bahet anëtare e BE’s nëse vendi paraqet denimin me vdekje, ” tha shefi i politikës së jashtme të BE’s Federica Mogherini.
Bisedimet e rivendosja e denimit me vdekje janë ringjall në Turqi, mbas përpjekjes së dështueme për grusht- shtet ushtarak gjatë fundjavës, ku të paktën 290 persona u vranë.