BE – përgjegjëse për dështimet dhe sukseset e Kosovës

Në sallën e seancave të Kuvendit, ka nisë sot takimi i parë në mes Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë.

Kryesuesi i Delegacionit të Deputetëve të Parlamentit Europian, Tonin Picula tue ritheksue nevojën e thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe randësinë e MSA, tha se Bashkimi Europian asht përgjegjës për gjitha sukseset dhe dështimet e Kosovës, e prandaj kjo Marrëveshje paraqet nji hap të mirë drejt zhvillimit ekonomik.

“Parlamenti Europian po e përcjell në mënyrë intensive zhvillimin e Kosovës dhe puna kryesore asht monitorimi i pjesës ekzekutive.  Na europianët jemi përgjegjës për dështimet dhe sukseset tueja. MSA asht hap i mirë drejtë zhvillimit ekonomik, por Kosova duhet me e forcue luftën kundër korrupsioni dhe me vazhdue bisedimet me palën serbe.
Unë jam i lumtun që sot asht e pranishme edhe opozita”, tha Picula.

Mbas tij, fjalën e mori edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Tu’ e quejtë si ditë histroike, ai premtoi se Kosova ka me vazhdue me krijue raporte miqësore me shtetin fqinj, si dhe përshëndeti edhe praninë e opozitës.

Mirëpo sapo fjalën e mori Kryeministri Isa Mustafa, përfaqësues nga AAK dhe Nisma për Kosovën bojkotuan sallën.

Mustafa tha se zbatimi i MSA’s integron Kosovën drejt rrugëve të BE dhe krijon stabilitet në vend.

E nismën e këtij takimi e përshëndeti edhe Zv/Presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, përfaqësuesi i BE në Kosovë, Samuel Zhbogar si dhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Por të gjithë folësit theksuen se kusht për lëvizje të lirë për kosovarët asht Demarkacioni me Malin e Zi, derisa kërkuen që sa ma shpejt ajo me u ratifikue në Kuvend.