BE përjashton kosovarët nga konkursi për staf të Gjykatës Speciale!

Shërbimi i Jashtëm Europian i Veprimit (ShJEV) e ka publikue konkursin për staf të Dhomave Specialiste të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit.

Njana nga kushtet themelore për kandidatet asht edhe shtetësia.

Kandidatet duhet të vijnë nga nji shtet anëtar i BE’s, apo nga nji shteti i tretë kontribuues.

Simbas ShJEV, shtetet e treta kontribuuese janë: Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkueme.
Konkursi asht i hapun deri më 9 Shtator n’orën 17:00 simbas kohës së Brukselit.