BE po e kushtëzon Serbinë për Kosovën

Bashkimi Europian po e kushtëzon Serbinë dhe ka me vazhdue me kushtëzue integrimin e saj deri në zbatimin e tana marrëveshjeve që ka nënshkrue me Kosovën në negociatat e Brukselit. Kështu ka thanë në nji prononcim për gazetën “Zëri” ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Në anën tjetër, pala serbe po refuzon që me vazhdue dialogun tue i ndjekë kushtet e Kosovës. Simbas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, janë disa tema si çashtja e kufinit, damshpërblimet e luftës, etj, për të cilat Serbia as që don me folë e le ma me veprue.

“Kushtet për Serbinë i ka vendosë BE’ja dhe këto kushte janë në Kapitullin e 35’të, të cilat kushtëzojnë Serbinë që m’i zbatue marrëveshjet e Brukselit nëse dëshiron të afrohet me BE’në”, ka thanë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.