BE, qe çka thotë për oksigjenin në Pallatin e Drejtësisë

pallati-drejtesi

Bashkimi Europian asht në dijeni për gjendjen në Pallatin e Drejtësisë por thotë se nuk asht konstatu ndonji parregullsi në cilësinë e ajrit.

Zyrtarë nga Gjykata Themelore thonë të kundërtën.

Megjithëse asht ndërpre protesta e punëtorëve të prokurorive dhe gjykatave ata thonë se mund të ketë persëri protesta për shkak të kushteve jo të mira të punës dhe mungesës së oksigjenit.

Shqetësimeve se në Pallatin e Drejtësisë ka mungesë të madhe të oksigjenit dhe se si pasojë e kësaj janë alivanos shumë persona, i asht përgjigj Bashkimi Europian, që asht edhe njani ndër investitorët kryesor të ndërtimit të Pallatit.

 

Në nji përgjigje të dhane për Tribuna Channel, Maja Kocijancic, zadhanëse e Komisionit Europian, ka thanë se janë në dijeni për ankesat, por simbas saj nuk asht konstatue ndonji parregullsi n’aspektin e ajrimit.