BE: Sundimi i ligjit e depolitizimi i administratës, detyrë e Qeverisë për MSA

“Institucione të forta dhe efikase, administratë publike e depolitizume dhe sundimi i ligjit janë thelbësore në implementimin e suksesshëm të MSA’s, prandaj Qeveria duhet me luejtë nji rol të randsishëm edhe në perforcimin e eksportit, tu’ krijue infrastrukture sa ma cilësore për produktet dhe rritjen ekonomike.”

Keto janë disa nga komentet e Udhëheqësit të Sesionit për Integrime Europiane në tryezën e organizueme nga Qendra Kulturore e BE’s, Tomas Gnooch.

Ndërsa ish-ministri i Tregëtisë e Industrisë Bernard Nikaj, përsëriti se MSA asht lajmi ma i mirë për Kosoven.

E tu’ e kujtue edhe marrëveshjen e CEFTES dhe ngjasimin e saj me MSA’n ish-drejtori i Doganave Naim Huruglica, mori për shembull futbollin për me ilustrue këtë proces nëpër të cilin po kalon vendi jonë.

Simbas Huruglices nuk duhet harrue fakti se MSA asht marrëveshje që përafron Kosovën me legjislacionin e BE’s, fakt ky që ka me ndikue në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë.

Por përkrahja e përgaditja e bizniseve asht nji tjetër sfidë për MTI’n.

Simbas Mustafes, MSA e cila pritet me hy në fuqi me 1 Prill, nuk paraqet asnji rrezik për bizniset kosovare, meqë përshkallëzimi i produkteve asht mekanizmi mbrojtës për liberalizmin e tregut.