BE, takim me liderët e Ballkanit për kapërcimin e tensioneve

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor kanë me u takue në Bruksel më 24 Maj, me diplomaten ma të naltë të Bashkimit Europian, për me i diskutue për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyne për pranim në BE.

Përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftue liderët e Shqipnisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për me diskutue për zhvillimin ma të shpejtë politik, gjatë nji darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftue mbramë se “ka me u diskutue situata në rajon” dhe “ka me u shikue së bashku rruga përpara”.