BE: Të përcaktuem me përballë kërcënimin bashkë me Brukselin, me tana mjetet e nevojshme

Krenët e Bashkimit Europian dhe udhëheqësit e institucioneve të BE’s kane dale me nji deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmet në Bruksel.

Kjo asht deklarata e Bashkimit Europian:

“Bashkimi Europian vajton viktimat e sulmeve të sotme terroriste në Bruksel. Ky ishte nji sulm në shoqninë tonë të hapun demokratike.
Institucionet tona të përbashkëta europiane janë të vendosuna në Bruksel, në sajë të bujarisë së Qeverisë së Belgjikës dhe të popullit belg. Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare qëndrojnë të vendosuna me Belgjikën në solidaritet, dhe janë të përcaktueme në përballjen e këtij kërcënimi bashkë me tana mjetet e nevojshme.
Ky sulm i fundit veç e forcon vendosmëninë tonë për me i mbrojtë vlerat dhe tolerancën europiane nga sulmet e intolerantëve. Na kemi me qenë të bashkuem dhe të fortë në luftën kundër urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, thuhet në deklaratën e BE’s.