Tema e letërnjoftimeve, kallxon BE se çka ka me ndodhë!

maja

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë janë pajtu që të vazhdojnë dialogun në Bruksel për qarkullim të papenguem të materieve të rrezikshme më 25 Prill.

 
Në vazhdën e dialogut do të flitet edhe për çashtjen e letërnjoftimeve, bisedime këto që do të ndërmjetësohet nga BE, ka thanë Maja Kocijancic, zadhanësja e zyrtares së naltë të BE’s për politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

 
“Kur asht fjala për transportim të materieve të rrezikshme, për çka asht e nevojshme certifikata ADR e dy palëve, asht arritë nji marrëveshje i cili lejon qarkullim të papenguem nga 25 prilli”, thuhet në njoftim të zyrës së Mogherinit.

 
Kur asht fjala e vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, simbas Kocijancic’it, “të dyja palët janë pajtu për lehtësimin e vizitave të zyrtarëve”.

Lidhun me çashtjen e letërnjoftimeve “janë pajtu që të vazhdojnë diskutimet dhe në t’ardhmen të formohet nji grup punues për këtë çashtje”.