BE thurë lavde për reformën n’Shqipni, çka kerkon tash!

Delegacioni i BE’s në Shqipni ka përshëndet miratimin e reformës në drejtësi.

Në nji deklaratë për media menjiherë mbas miratimit, BE pergëzon popullin shqiptar dhe kerkon implementimin sa ma shpejt të reformës.

Sot Kuvendi i Republikës së Shqipnisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat perbajnë dispozitat për nji reformë të thellë dhe tanësore në gjyqësor.

Përgëzojmë popullin shqiptar, udhëheqësit e tyne dhe krejt forcat politike të cilat treguen pjekuni dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik.
Tash asht e randësishme që zbatimi i reformës me nisë menjiherë, me qëllimin që popullit shqiptar me i sherbye nji sistem drejtësie që bazohet fort në standardet europiane.