BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Bashkimi Europian ka vazhdue edhe për gjashtë muej sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Ministrat e Mbrendshëm të 28 vendeve anëtare të BE’s, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendos për vazhdimin e tyne deri në Mars të vitit 2018.

Afati i tyne kishte me skadonte të premten.

Këshilli Europian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”.

BE ka nis t’ju ngrijë asetet dhe t’ju ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në Mars të vitit 2014, mbasi Rusia ka pushtue dhe aneksue gadishullin e Krimesë.

Sanksionet janë vazhdue çdo gjashtë muej.

Shperndaje në: