BE: Zgjidhja e krizave në Ballkan nuk asht mrekulli

Zadhanësja e BE’s, Maja Kocijancic reagoi mbas zgjidhjes së shpejtë e thuejse të papritun të krizave në Maqedoni e Shqipni.

Nuk besoj se asht rasti i nji mrekullie, u shpreh ajo, por për rezultatin e nji pune të madhe dhe vullnetit politik.

Kur flitet për Ballkanin Perëndimor, siç e dini, ky asht nji rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, e ku Bashkimi Europian asht mjaft i angazhuem.

Në lidhje me Maqedoninë, siç e keni pa edhe ma herët, ne reaguem ndaj kësaj kthese të situatës dhe kemi me vazhdue me ofrue mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipninë e për të gjithë rajonin.

Përfaqësuesja e naltë e BE’s për çashtjet e jashtme dhe politikat e sigurisë ka ftue 6 Kryeministra nga vendet e Ballkanit perëndimor për nji takim jozyrtar javën e ardhshme.