Befasi për Trump, a mundet Clinton me dalë kundër zgjedhjeve në 3 shtete!

Nji grup shkencëtarësh kompjuterikë dhe ekspertësh ligjorē të çashtjeve zgjedhore i kerkojnë Hillary Clinton’it me kerkue rinumërim të votave në tri shtete të fitueme nga Donald Trump.

Ata besojnë se kanë gjetë prova se në Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania zgjedhjet mund të jenë manipulue.

Grupi nuk ka dhanë detaje mbi pretendimet, por po lobon privatisht me stafin e Clinton për me bindë qe me kerkue rinumërimin e votave.

Të Merkurën grupi u takue me shefin e fushatës John Podesta dhe këshilltarin e fushatës Marc Elias për me u njoft me pretendimet, njofton New York Times.

Simbas tyne në Wisconsin Clinton mori 7% ma pak vota nga votimi elektronik sesa nga makineritë që përdorin skanimin e syve apo votat e hedhuna në kuti, ose 30 mijë vota ma pak.

Wisconsin ajo e humbi me 27 mijë vota.