Befasia vjen nga PDK, këta janë emnat për ministra!

Burime të KosovaPress mbrenda Kryesisë së PDK’s kanë ba të ditun emnat e kandidatëve të kësaj partie për ministra.

Simbas vendimit të marrë nga Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj ka me qenë Zavendëskryeministër, Agron Mustafa,  Ministër i Financave, Besim Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Uran Ismajli, Ministër i Inovacionit, Abelard Tahiri, Ministër i Integrimeve dhe Diasporës, Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë dhe Rexhep Hoti, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Grupi Parlamentar i PDK’s ka m’u mbledh nesër n’ora 14:00, ku ka me ba publik emnat e kandidatëve për ministra të kabinetit të ardhshëm qeveritar, i cili pritet m’u udhëhiqë nga kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj.