Befason Berisha: Nëse e damtoj imazhin e vendit, e l’shoj Kosovën!

Deputeti i Nismës për Kosovën, njiherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në nji intervistë për Telegrafin ka thanë se vendimi i KQZ’s për decertifikimin e tij nga gara asht ba me ndikim të politikës.

“As që më ka shkue mendja se mund të decertifkohem për faktin se para tre muejve jam zgjedh deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte nji befasi për mue. Të gjitha pregaditjet janë ba, por unë kam dilemat e mia dhe asht ndërhymje politike në vendimet e egzekutivit në këtë rast KQZ’s”, ka deklarue Berisha.

Ai ka thanë se janë atakue nga njisitet e ‘Klanit Pronto’, mbasi që simbas tij nuk kanë mujt me pranue nji fitore të Nismës në Prizren.

Berisha ka thanë se ka dorëzue ankesë në Gjykatën Supreme lidhun me vendimin e KQZ’s, dhe pret që nesër me marrë përgjigje në ankesën e tij.

“Nëse ka drejtësi në Kosovë unë kam me qenë pjesë e garës së 22 Tetorit”, ka thanë Berisha.

Deputeti i Nismës ka thanë se asht i gatshëm me l’shue edhe Kosovën në rast se ai e damton imazhin e Kosovës.

Ai shoti se nuk dorëzohet lehtë.

“Nuk jam ai që lehtë e nxjerri flamurin e bardhë dhe dorëzohem”, tha Berisha.

 

Shperndaje në: