Befason Çollaku: Bahet liberalizimi nese ratifikohet Demarkacioni

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka ba me dije se më 5 Shtator Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Mbrendshme i Parlamentit Europian do ta ketë në rend dite çashtjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thanë se shteti i Kosovës asht tue prit vendim meritor dhe pozitiv për vizat.

Çollaku ka thanë për gazetën “Epoka e re”, se asht e sigurt se vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Bashkimi Europian zbaton obligimin e vet në raport me Kosovën.

Por, simbas tij, në rast se Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e Demarkacionit, mund të ndodhë që procesi të shtyhet për nji kohë të pacaktueme.