Befason diplomati shqiptar: Greqia ka në fuqi nji ligj lufte me Shqipninë!

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati konfirmon se formalisht në Greqi asht në fuqi nji ligj lufte, që edhe vetë Athina e ka njoft përmes nji letre dërgue Tiranës vite ma parë.

“Ligji i luftës nuk asht nji çashtje e ezaurueme as me traktatin e miqësisë në vitin 1995 dhe as me anëtarësimin e Shqipnisë në NATO, por nuk asht e vërtetë. Pala shqiptare i ka kërkue qeverisë greke që të shprehet për këtë çashtje dhe ka marrë nji letër që konfirmon se dy vendet janë formalisht në luftë”, ka thanë Bushati.

Ai sqaroi se ky ligj ka efekte të drejtpërdrejta mbi çashtjet pronësore dhe nji sërë efektesh të tjera zinxhir që lidhen me të.

Ma tej, ministri Bushati ka mohue se qeveria e sotshme për shkak të koalicioni me PDIU ka nji marrëdhanie të ngrime me Greqinë.

Simbas tij, mazhoranca e sotme ka marrëdhanie intensive në krejt nivelet, ndryshe nga qeveria e shkueme e cila simbas ministrit, në dy vitet e fundit të mandatit nuk pati asnji komunikim me qeverinë greke.

Tue ju referue vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Greqi dhe reagimet e deputetëve të PDIU mbas kësaj vizite, Bushati u shpreh se secili nga të dy politikanët ka mbajt pozicionin e vet sa i përket çashtjes çame; Shpëtim Idrizi si kryetar i nji partie që këtë çashtje e ka të qenësishme, ndërsa Meta shkoi në Greqi si kryetar i Kuvendit dhe mbajti qendrim nga kjo pozitë.