Befason Erdogan me deklaratën e tij ndaj Trump

Recep Tayyip Erdogan rreshtohet në krahun e liderëve botnorë që shpresojnë në ngrohjen e marrëdhanieve të vendeve të tyne me Amerikën mbasi në krye të Shtëpisë së Bardhë të vendoset Donald Trump.

Fitorja e miliarderit në zgjedhjet e 8 Nandorit krijoi shumë pakënaqësi në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, tue përfshi këtu dhe nji pjesë të establishmentit republikan, por jashtë kufijve, ata që patën fërkime me administratën Obama, presidencën e Trump e shohin si mundësi të mirë për nji fillim të ri.

“I telefonova Trumpit ditën mbas fitores dhe ai m’u përgjigj. Të dy ramë dakord se duhet me ba shumë për sa i takon të ardhmes së marrëdhanieve amerikano-turke. Unë vetë nuk mendoj se ai ka me ndjekë nji linjë aq të ashpër kundër myslimanëve. Në fakt, mbas atyne që tha gjatë fushatës e ka korrigjue veten në deklaratat e fundit mbi këtë çashtje”, u shpreh Erdogan.

Këto komente, presidenti turk i bani gjatë nji interviste për nji televizion izraelit ku foli dhe për cilësitë që duhet me i pasë udhëheqësi i një kombi.

“Çdo vendi i duhet nji lider i fuqishëm që me ecë përpara. Kur nuk ka udhëheqës të tillë, vendi nuk përparon. Nji shtet që nuk ka në krye drejtues të forte, asht i destinuem me u rrxue”, shtoi presidenti turk.