Befason Haradinaj, çka thotë me ba për lirimin e Thaçit!

Kryetari i Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK’s, njiherësh deputet i AAK’s në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksue gatishmëninë e tij dhe të Komisionit për kthimin e Nehat Thaçit në Kosovë.

“Gatishmenia e Komisionit ka qenë dhe vazhdon të jetë, por problemi kryesor asht kush duhet me vendosë nga institucionet e Kosovës”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij, kjo praktikë që po perdoret nga Serbia asht pikërisht “Millosheviqiane, e që duen me veprue me letra të njollosuna”.

“Na kemi të drejtë si deputetë me propozue dhe jam i gatshëm 24 orë me ndihmue”, theksoi ai.

Haradinajt tha se “kjo sot asht nji iniciativë e mirë dhe ka me i nxitë autoritetet tona me reague dhe gjithashtu autoritetet europiane duhet me shtue nxitjen për me veprue në këtë pikë”.